BDI: Marrëveshjet s'bëhen nëpër restorante e kabinete, por me popullin

Maqedonia

BDI: Marrëveshjet s'bëhen nëpër restorante e kabinete, por me popullin

Më: 21 prill 2014 Në ora: 15:23

Shkup, 21 prill- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se partitë politike duhet të bëjnë fillimisht marrëveshjen me popullin që pastaj të kenë legjitimitetin të bëjnë marrëveshje të tjera.

Sipas BDI-së, nuk bëhen marrëveshje nëpër restorante dhe kabinete, por vetëm drejtpërsëdrejti me popullin. “Dita e zgjedhjeve është dita kur populli, në rastin tonë shqiptarët, nënshkruan kontratën ose marrëveshjen me një subjekt politik për t’i përfaqësuar ata në mandatin e ardhshëm.

Asnjë parti politike nuk ka mandat të bisedojë me një parti tjetër politike pa marrë paraprakisht nga populli këtë marrëveshje. Ne mendojmë se nuk ka mënyrë më të rëndë për ta ofenduar dhe nënçmuar popullin tënd sesa t’i thuash atij se, pavarësisht nëse më mbështet apo jo, unë do të gjej mënyrë dhe mbështetje nga dikush tjetër për t’u përfaqësuar në institucionet e sistemit”, tha në deklaratën e sotme për media zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat