Georgievski: Do ketë luftë nëse bëhet qeveri pa shqiptarët

Maqedonia

Georgievski: Do ketë luftë nëse bëhet qeveri pa shqiptarët

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:31

Lideri i VMRO -Popullore dhe ish kryeministër, Lupço Georgievski ka prognozuar se nëse VMRO DPMNE nuk do të bëjë qeverinë me BDI-në pas zgjedhjeve parlamentare dhe nëse të dyja janë fituese të zgjedhjeve të 27 prillit, “për një javë do të fillojë luftë e re në Maqedoni”.

"Sot, pas 20 vitesh, dikush në Maqedoni t’u rrëfejë se do të bëjë qeveri pa shqiptarët është një përrallë që vetëm injorantët mund t’i besojnë. Nëse dikush vendos të bëjë atë, unë u garantoj që për një javë do të ketë luftë të re në Maqedoni.

Pra, nëse maqedonasit janë të gatshëm për të luftuar, dhe janë të gatshëm t’i mbrojnë dhe t’i plotësojnë kërkesat e VMRO DPMNE, atëherë le të votojnë për këtë lloj politike”, ka deklaruar Georgievski për një televizion lokal D1 të Dellçevës, i cili njëherësh është bartës liste në njësinë e tretë zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat