Shaqiri pritet si komandant në zonën që e udhëhoqi luftën e UÇK-së

Maqedonia

Shaqiri pritet si komandant në zonën që e udhëhoqi luftën e UÇK-së

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:40

Xhezair Shaqiri, i njohur në luftën e UÇK-së e që aktualisht është bartës liste me RDK-në në njësinë zgjedhore numër 2 që mbulon një pjesë të Shkupit, Kumanovën dhe Karadakun e Shkupit ka vizituar gjatë dits së djeshme zonën e Likovës dhe Kumanovën.

Xhezair Shaqiri – Hoxha është pritur si një komandant i vërtetë nga banorët e kësaj ane, ndërsa në këtë zonë ai kthehet pas 7 viteve ku kishte qëndruar në vendlindjen e tij në Tanushë, pa mundësinë që forcat e armatostura maqedonase të futen në këtë vend.

Shaqiri gjatë vizitës së bashku me kreun e RDK-së, Rufi Osmani, ish deputetin Izet Zeqiri dhe përfaqësues të RDK-së në Likovë e Kumanovë, ka ndjerë nga afarë hallet e popullit të cilët më së shumti i rrezistuan luftës së vitit 2001 e të cilët në atë kohë e pritën Komandant Hoxhën me shokët e tij të UÇK-së pa asnjë rezervë.

Xhezair Shaqiri – Hoxha tha se gjendja në këtë rajon nuk paska ndryshuar aspak, duke e lënë pushteti këtë zonë si zkonisht të mbijetojë në varfëri e me telashe esenciale të të jetuarit.

Ai iu tha banorëve se vota për Xhezair Shaqirin është rikthim i krenarisë dhe dinjitetit të banorëve të Kumanovës e Likovës.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani ka potencuar se kësaj radhe shqiptarët kanë ofertën më të mirë atë të bashkimit diturisë dhe trimërisë, e këtë platform e ofron vetëm RDK, e cila ka ditur më së miri t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve çdoherë kur ajo ka pasur mandatin nga populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat