BDI-ja shpalosi platformën zgjedhore në Tearcë

Maqedonia

BDI-ja shpalosi platformën zgjedhore në Tearcë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 14:46

BDI mbrëmë platformën e saj politike dhe kandidatët për deputet i prezantoi në Komunën e Tearcës. Në fjalën e tij përpara të tubuarve, kryetari dhe kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti bëri me dije se në zgjedhjet e 27 prillit të drejtë vote do të kenë për herë të parë edhe 14 mijë të rinj shqiptarë. Ai tha se, ky numër flet për ndalimin e procesit të emigrimit të të rinjve jashtë vendit. Ahmeti u shpreh në vijim se Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm të cilët janë të gatshëm të investojnë për më shumë paqe, stabilitet, për vizion dhe ardhmëri me qëllim që e kaluara të mos përsëritet. Ai gjithashtu porositi shqiptarët që me 27 Prill të mos votojnë asnjë kandidatë për president shteti.

“Ne përpiqemi dhe pash disa studime që kishin bërë ekipet tona, unë u gëzova pa masë, vetëm tani në këtë cikël zgjedhor, 14 mijë të rinj shqiptarë për herë të parë votojnë, d.m.th kemi filluar me stopimin e emigracionit, janë hapur vende të reja të punës. Partitë tjera le të bëhen shumë më serioze, ato nuk kanë asnjë fletore të vogël as si atë të klasës së parë për ushtrime, dhe kërkojnë besimin e popullit. Bëjeni një fletore për hartim të paktën që ta shohim se çfarë shkrimi keni? E them me keqardhje pasi edhe unë dua të kemi një opozitë të fortë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat