Thaçi në Pallçishtë, PDSH-ja do jetë pjesë e qeverisë

Maqedonia

Thaçi në Pallçishtë, PDSH-ja do jetë pjesë e qeverisë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 14:44

Karvani i PDSH-së ka ndaluar mbrëmë në fshatin Pallçisht dhe në Komunën e Bogovinës, me qëllim prezantimin para banorëve programin e tyre politik.
Kreu i PDSH-së Thaçi, me këtë rast para banorëve të kësaj ane tha se PDSH-ja gjithsesi se kësaj radhe do të jetë në Qeveri, e me këtë, siç u shpreh Thaçi ai do jetë zv/kryeministr, ndërsa kreu i parlamentit të Maqedonisë, do flet edhe në gjuhën shqipe.

“Po, po po po ne do të jemi në Qeveri dhe ju duhet të rini urët, duhet të rini urtë pasi qëllimi jonë nuk është kundër jush pasi ju nuk meritoni të jeni kundërshtarët tani. Qëllimi jonë është Bismilah, besa-besë para maqedonasve tu themi boll mo me LEPUJ, tash do ti shihni shqiptarët e vërtet dhe kërkesat e vërteta. Ne atë ditë duhet të dalim të votojmë me zemër shqiptarë dhe të gjithë me shpirt mysliman”, deklaroi Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat