BDI,promovon projektet që prekin komunën e Haraçinës

Maqedonia

BDI,promovon projektet që prekin komunën e Haraçinës

Më: 20 prill 2014 Në ora: 14:42

BDI-ja prezantoi projektet e saj për zhvillimin e komunës së Haraçinës e që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e ujit të pijshëm, largimin e ujërave të ndotur, ndërtimin e objektit komunal, hapjen e sallave sportive, ndërtimin e objekteve shkollore, subvencione për bujqit, zhvillimin e Zonës së lirë ekonomike si dhe projekte tjera kulturore. Nga kjo parti i bëjnë thirrje qytetarëve që më 27 prill të japin verdiktin dhe t’i besojnë projekteve të BDI-së.
“Plani urbanistik në Haraçinë, vlera 12 milion den, afati i realizimit 2014, kanalizimi fekale në haraçin, vlera 153 milion den, afati realizimit 2014-2016, ujësjellësi në Orllancë, vlera 3.1 milion den, afati i realizimit 2014.....projekt për shkollë të mesme, vlera 123 milion den, afati i realizimit 2013-2017....ndarje e tokës bujqësore, bujqve të komunës, afati i realizimit 2014-2016, ndihmë bujqve në subvencione në bujqësi dhe blegtori, gjetja e lokacionit, projektimi dhe ndërtimi i shtëpisë së kulturës, afati i realizimit 2014-2017”, u shpreh Nexhat Aliji, BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat