A do të përkrahin partitë shqiptare kandidatët maqedonas!

Maqedonia

A do të përkrahin partitë shqiptare kandidatët maqedonas!

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:36

Aq më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, aq më shumë po nxehet situata politike në Maqedoni. Ali Ahmeti ka thënë se po zhvillohet një luftë e ashpër ndërmjet BDI-së dhe VMRO DPMNE-së. Është mjaft interesant fakti se edhe Nikolla Gruevski, kryeministër dhe kryetar i VMRO DPMNE-së ka thënë se tani kur janë afër 62 deputetëve, nuk guxon që BDI të na nënçmojë dhe kërcënojë me kërkesa radikale.

Nazmi Maliqi, ekspert politik dhe profesor universitar në FON, ka thënë se kërkesat e Gruevskit janë të paparanueshme.

“Kërkesa e Gruevskit që të ketë 62 deputetë dhe të formojë qeveri tregon në diçka të re: Porosi të tilla mund të dëgjonim vetëm në fillimin e viteve 90-ta kur për herë të parë u formua karta politike në vend. Me këtë deklaratë BDI është përjashtuar tërësisht, edhe pse këta janë thirrje deri te maqedonasit që të mobilizohen me një porosi të keqe deir te shqiptarët.

Shtrohet pyetja a është e mundur marrëveshje me PDSH-në? Pas kësaj porosie të Gruevskit, edhe te PDSH nuk mund të gjendet një partner koalicioni pasi edhe ajo paraqet një pjesë të madh etë votuesve shqiptrë. Mbetet edhe pytetja tjetër, se a do të ketë bashkim të shqiptarëve me VMRO DPMNE-në ose LSDM-në, por kjo është nën një pikëpyetje të madhe pasi VMRO DPMNE po bën fushatë të ashpër kundër shqiptarëve”, ka thënë Maliqi.

NdërkaqZunun Zununi, profesor i shkencave politike në FON, e ndan mendimin se BDI do të qëndrojë në qëndrimin e deritanishëm që mos të përkrahë asnjë kandidat për president.
“Mundet që një numër i theksuar nga trupi votues i BDI-së të votojë për Pendarovskin, që me siguri do të ndodhë, por konsideroj se BDI publikisht nuk do të shprehë ndonjë qëndrim se cilin prej kandidatëve duhet të votohet”, tha Zununi, shkruan DW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat