Bejta: Nëse shqiptarët nuk trajtohen të barabartë, Maqedonia do thyhet si një pasqyrë para shqiptarëve

Maqedonia

Bejta: Nëse shqiptarët nuk trajtohen të barabartë, Maqedonia do thyhet si një pasqyrë para shqiptarëve

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:21

Karvani i vizitave të shtabit komunal zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar të udhëhequr nga shefi i shtabit Nevzat Bejta, bashkë me kandidatet për deputet Talat Xhaferi, Selvije Saliu, Jamin Sinani, Jusra Abdurraimi – Azizi dhe Adnan Jashari, mbajtën tubim parazgjedhor në Çegran dhe takime në lagjet Lajthia dhe Banjeshnica.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor të BDI-së në Gostivar dhe Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta tha se vota e shqiptarëve është e çeliktë dhe nëse shqiptarët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë, mbajeni mend se Maqedonia do thyhet si një pasqyrë përpara shqiptarëve.

“Me 27 Prill do ndodhe ajo që e donë çdo shqiptarë, gjithë shqiptarët do jenë të bashkuar dhe do ju tregojnë maqedonasve pa marr parasysh se cila parti politike fiton se ne jemi të bashkuar, se ne vendosim për ardhmërinë tonë dhe të shtetit tonë. Nëse nuk do të trajtohen shqiptarët në mënyrë të barabartë, mbajeni mend se Maqedonia do thyhet si një pasqyrë përpara shqiptarëve. Shqiptarët më nuk lejojnë të jenë të nënçmuar, përbuzur e diskriminuar. Del dhe thotë se do bëhet belaja, çfarë belaje do bëhet, tash jemi në demokraci dhe pluralizëm. Me votën e lirë dhe me laps do i fitojmë të drejtat tona”, tha Bejta. Duke komentuar deklaratat e funksionarëve të partisë maqedonase, VMRO-DPMNE për të fituar 62 deputetë, Bejta tha se kjo gjë aspak nuk është e rëndësishme, sepse janë votat e shqiptarëve që do të përcaktojnë partitë pjesëmarrëse në pushtet. “Le ti bëjnë edhe 80-të deputet nëse ne shqiptarët do jemi të bashkuar, atëherë ata nuk mund ta krijojnë qeverinë. Nuk mund të lejojmë që dikush të thotë “unë do e marr atë që unë dua”, ti do e marrish atë që e kanë votuar shqiptarët, e jo atë që ka pretendime personale. Nëse ai e merr votën e shumicës shqiptare urdhëro e zhvilloj bisedat. Do varet prej nesh a do shkojmë e jo a do na marrin ata. Do varet se ne a do shkojmë, a do shkoje Ali Ahmeti. Ai do formoje qeveri të përbashkët nëse interesat dhe çështja shqiptare do shkoje përpara. Ne nuk jemi të etshëm të shkojmë në qeveri për qejfin tonë, ne do bëjmë qeveri në interes të shqiptarëve, e jo ata a do të na marrim, ne a do ti marrim. Ne tash kërkojmë të jemi të bashkuar, e pastaj pas datës 27 Prill do i shohim bisedat. Nuk shkon Ali Ahmeti të bëje biseda se a do më marrësh mua në qeveri, nëse na donë populli shqiptarë dhe na voton ne do jemi në qeveri. Ne nuk dridhemi para askujt se ne nuk jemi në hipotekë të akujt. Ne nuk i lusim, por ata na lusin neve, ne i lusim qytetarët tanë që të dalim unik. Nëse dalim me mbi 20 deputet ne kemi qeverinë tonë atëherë, e nëse përçahemi atëherë do na thonë do ju marrim pa ty e pak tjetrin tua bëj qejfin”, vijoi Bejta.

Kandidati për deputet Talat Xhaferi edhe njëherë përsëriti se shqiptarët janë shumë të përgatitur për të udhëhequr çdo institucion shtetëror.

“Kuadrot shqiptarë janë të shumë më të përgatitur dhe shumë më të aftë për ti udhëhequr institucionet, duke filluar nga institucionet më të ulëta lokale deri të ato më të larta shtetërore. Ne nuk mund ti udhëhiqnim institucionet deri më tani dhe nuk mund ti udhëheqim ato institucionet pa përkrahjen tuaj të madhe”, tha kandidati për deputet, Talat Xhaferi.

“Mbetem me shpresë, se me 27 prill, vota juaj e fuqishme do shkojë për platformën tonë, sepse kjo platformë ka për qëllim: që Ju të bashkuar të jeni më të mirë, të bashkuar të jeni më të fortë dhe të bashkuar të jeni më afër Europës”, tha kandidati për deputet, Jamin Sinani.

Jusra Abdurraimi – Azizi, kandidate për deputete nga fshati Çegran i ftoi bashkëvendësit e saj që të votojnë BDI-në sepse është më e mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat