Nikolla Gruevski u kërkon shqiptarëve votën "shqip" (Video)

Maqedonia

Nikolla Gruevski u kërkon shqiptarëve votën "shqip" (Video)

Më: 19 prill 2014 Në ora: 00:18

Kryeminstri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t'u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyre shqiptar me një spot televiziv.
Në këtë paraqitje për publikun shqiptar, Gruevski thekson se ai është shtylla kryesore për realizimin e të gjitha projekteve madhështore nëpër vendbanimet shqiptare, duke thënë se përgjigja e të gjitha projekteve është VMRO - DPMNE. Gruevski po ashtu ka theksuar se atë politkanë e parti shqipare e kanë djallëzuar vazhdimisht për të arsyetuar dështimet e tyre.

"Për një periudh të caktuar shohim se si partitë e liderët shqiptarë vazhdimisht na kanë djallëzuar duke krijuar një pasqyrë se ne jemi kundër jush se ne nuk ju dëshirojmë të mirën, se nuk punojmë për ju, por vetëm për maqedonasit... Dua të ju bind se këtë e bënin politikanët e partitë që nuk kanë mundur ndryshe t'i arsyetojnë dështimet e tyre, ose premtimet e parelizuara, e për këtë kërkonin fajtor, kurse më së shpeshtu fajtor dilnim ne. Por, faji jonë është se ne nuk jemi përgjigjur deri më tani ndaj akuzave të tilla", - thekson Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat