Menduh Thaçi thotë se nuk po e keqpërdorë fenë islame për poena politik

Maqedonia

Menduh Thaçi thotë se nuk po e keqpërdorë fenë islame për poena politik

Më: 18 prill 2014 Në ora: 21:41

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi thotë se janë të pavërteta fjalët që po qarkullojnë se, ai po e keqpërdorë fenë islame për poena politik.
“Nuk kam ardhur në Llabunishtë të shes mend, kam ardhur politikisht për t’ju thënë diçka, shumë thashetheme janë përhapur në kohën e fundit se kinse unë po keqpërdor fenë Islame për poena politkike, por nuk është e vërtetë pasi edhe unë jam besimtarë dhe atë e din vetëm Zoti”, tha sot Thaçi, para banorëve të Llabonishtës në Strugë, transmeton Zhurnal.

“Unë ju siguroj që ne do të jemi në qeveri dhe inshallah unë do të jem i vetmi Zëvendëskryeministër dhe do të kujdesem vazhdimisht për popullin tonë, besimin tonë, do të kujdesem që fëmijët tanë të jenë të aftë, për t’i arsimuar si doktorë, inxhinera, teologë, profesorë dhe jo sikur ai tjetri që e thirr popullin tonë, që të mbjellin sallata dhe kompira”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat