Incidenti në Radishan, studentët ngritën zërin

Maqedonia

Incidenti në Radishan, studentët ngritën zërin

Më: 18 prill 2014 Në ora: 18:36

Lëvizja Sudentore “Forca” ka protestuar sot para Gjykatës Themelore Shkupi 1 lidhur me incidentin e fundit në lagjen Radishan. Furkan Saliu njëri nga studentët që dolën në protestë tha se me 1 minutë heshtje edhe njëherë do të trumbetojnë për drejtësinë e vdekur në këtë shtet.

“Drejtësia në Maqedoni po mbetet e mbyllur në sirtarët e këtyre gjykatësve të cilët shumica janë të korruptuar dhe kanë vulosur fatin e shumë familjeve. Këto lule që vendosëm këtu janë si shenjë edhe për ata policë të cilët vetëm e marrin rrogën, kurse në të shumtën e rasteve nuk mbrojnë qytetarin e pafajshëm.

Rasti më i freskët ishte ai në lagjen Radishan. Ne shprehim keqardhje edhe për rastin që ndodhin në mbrëmjen e radhës ku u rrahën nxënës maqedonas, shprehim keqardhje edhe për familjet e tyre”, tha Furkan Saliu nga Lëvizja Studentore “Forca”. Ndryshe, protesta vjen dy ditë pas incidentit në Radishan ku banorët shqiptar thanë të jetë sulmuar nga dhjetëra banorë maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat