Jankullovska: Gazifikimi mbetet qëllim i partisë

Maqedonia

Jankullovska: Gazifikimi mbetet qëllim i partisë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:12

Bartësja e listës në njësinë e dytë zgjedhore nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska sot është takuar me banorët e Vollkovës së Shkupit të cilët më së shumti janë interesuar për projekte infrastrukturore.

“Në programin tonë ofrojmë projekte për ndërtime intensive të infrastrukturës dhe atë përmirësim të gjendjes në infrastrukturën rrugore nëpërmjet ndërtimit të autostradave, përmirësim të gjendjes së hekurudhës, dhe kuptohet qëllimi ynë primar mbetet edhe gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, tha Jankullovska.

Ajo theksoi se do të vazhdojë realizimi i projekteve të cilat do të përmirësojnë ujësjellësin dhe do të vazhdojë ndërtimi i rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit.

Në atë drejtim, tha Jankullovska, në Vollkovë po ndërtohet një stacion pastrues për të cilin janë ndarë 6 milionë euro që do të thotë kualitet më i mirë për furnizim të qytetarëve me ujë të kësaj ane të Shkupit. Jankullovska shtoi se është paraparë ndërtimi dhe asfaltimi i një varg të rrugëve lokale të cilat në periudhën në vazhdim do të mbarojnë./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat