Ivanov favorit

Maqedonia

Ivanov favorit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 20:50

Analistët në Maqedoni mendojnë se rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidati i partisë VMRO-DPMNE mori mbi 120 mijë vota më shumë se garuesi i opozitës, mund të përsëritet edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit.
Ndërkohë, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski vazhdon t’u bëjë thirrje votuesve maqedonas që të votojnë për kandidatët e VMRO-së, që i nevojiten 62 deputetë, për të mos rënë nën trysninë e faktorit politik shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat