VMRO DPMNE: Montazhë klasike, Gruevski nuk flet kështu

Maqedonia

VMRO DPMNE: Montazhë klasike, Gruevski nuk flet kështu

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:21

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE i demantoi të gjitha akuzat e bëra sot nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në adresë të Gruevskit duke prezantuar kështu edhe material tonik për të cilën ata pretendojnë se është dëshmia kyçe në të cilën Gruevski pajtohet të merr 1,5 milion euro para kesh.

Sipas VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për montazhë klasike.
“Ajo që u prezantua sot është një montazhë klasike për zë i cili në një pjesë të madhe as që i ngjan zërit të Nikolla Gruevskit. Në këtë montazhë ka shumë gabime, kundërthënie, detaje të cilat janë në kundërshtim me veten si dhe janë skajshmërish palogjike. Dukshëm janë munduar mirë kolegët por në vend se në mënyrë produktive ata e kanë humbur kohën për kështu gjëra. Por për fatin e tyre të keq ata do të binden se as kjo nuk do tu shkojë për shtati” thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE.
Partia paralajmëroi se do të padite Zoran Zaev për shpifje dhe ofendime si dhe se padia do të jetë gjithëpërfshirëse.

Megjithatë as sot Gruevski nuk doli të flet ti demantojë akuzat e LSDM-së edhe pse i thirrur nga Zaev, por këtë e bën përmes partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat