Ahmeti: Nuk na duhen më shumë se dy parti shqiptare

Maqedonia

Ahmeti: Nuk na duhen më shumë se dy parti shqiptare

Më: 17 prill 2014 Në ora: 11:09

Lideri i Partisë dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti, para simpatizuesve dhe anëtarëve të partisë tha se BDI kur duhet guxim dhe rebelizëm është gjithmonë në vendin e duhur për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ahmeti gjithashtu tha se BDI herë pas here luan edhe rolin e opozitës pasi ajo që tani veten e quan opozitë merret me shpifje dhe përralla ditore.

“Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti, tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat. Ne kemi nevojë për një frontë shumë më të fortë, dy parti le të jenë, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur por jo opozitë që merret me përalla dhe shpifje ditore. Ju sigurisht që keni parë se kur duhet guximi dhe rebelizmi ne jemi aty.”, deklaroi Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat