OSBE: Nuk merremi me deklarata individuale

Maqedonia

OSBE: Nuk merremi me deklarata individuale

Më: 16 prill 2014 Në ora: 22:13

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it e cilëson si individuale deklaratën e kreut të Agjencisë së mediave Zoran Trjaçevski, i cili ditë më parë drejtoi kritika ndaj OSBE-së për mos-përfshirjen në raportin e saj të një ankete për besueshmërinë e kandidatëve presidencialë. “Ne nuk i komentojmë deklaratat dhe vlerësimet individuale të njerëzve mbi raportin tone”, theksuan nga misioni vëzhgues. Nga OSBE/ODIHR-i sqaruan se monitorojnë dhe vlerësojnë procesin zgjedhor në tërësi, duke filluar nga mediat, respektimi i aspekteve juridike etj, megjithatë nuk verifikojnë saktësinë e anketave që publikohen, nëse janë korrekte apo jo. Kreu i Agjencisë së mediave Zoran Trajçevski, dje duke dashur të zbuste shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Kanal 5, për publikimin e një ankete një ditë para zgjedhjeve, theksoi se akoma më dramatike është mos-përfshirja në raportin e OSBE-së të një ankete të rrejshme që ka synuar të ndikojë zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat