Takohen Thaçi e Gruevski, diskutojnë zgjedhjet?

Maqedonia

Takohen Thaçi e Gruevski, diskutojnë zgjedhjet?

Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:15

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka takuar sot kryeministrin Nikolla Gruevski në Shkup, bën të ditur Alsat-M. Në takim mendohet të bëhej fjalë për një llogaridhënie për zgjedhjet e 13 marsit, dhe hartimin e strategjisë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Të njëjtën kohë lideri i PDSH-së Thaçi si duket ka kërkuar nga kryeministri të merren përgjegjësi institucionale që kjo situatë të mos përsëritet në zgjedhjet parlamentare.

Madje, kryeministri Gruevski ka siguruar Thaçin se gjatë zgjedhjeve parlamentare të gjitha institucionet e shtetit do të funksionojnë me kapacitet të plotë për të pamundësuar manipulimet dhe shkeljet në zgjedhjet parlamentare.
Madje, ky takim mes dy partnerëve të dikurshëm, po ndodh në momentin kur përfaqësues të BDI-së kanë marrë pjesë në manifestimin kushtuar eksodit kosovar në Kukës, ndërsa PDSH është përfaqësuar atje nga nënkryetari Ernad Fejzullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat