RDK: VMRO-BDI diskriminojnë vendbanimet shqiptare

Maqedonia

RDK: VMRO-BDI diskriminojnë vendbanimet shqiptare

Më: 16 prill 2014 Në ora: 11:57

Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Bogovinës u prezentua platforma zgjedhore nëpërmjet një analize krahasimore të deklaratave manipulative të funksionarëve të BDI-së dhe rezultateve të prezentuara nga eksponentët e Vmro-dpmne-së.

Para të pranishmive u mirëprit prezentimi i argumentuar i kandidatit për deputet Izet Zeqiri i cili prezentoi dështimet e shumta të kësaj qeverie në shumë lëmi në dëm të popullit shqiptarë. Izet Zeqiri theks të veçant në diksutim i kushtoi diskriminimit institucional në lëmin e punësimit në sektorin publik që sipas RDK-së u kanë kushtuar shqiptarëve humbjen e 22 mijë punësimeve bazuar në kriterin e përfaqësimit adekuat në institucione.

Kandidati Zeqiri potencoi dështimet strukturore të kësaj qeverie në realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë, arsim, kulturë, decentralizim dhe në gjithçka që është para publike. Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara ekonomike dhe fiskale të qeverisë VMRO-BDI që kanë diskriminuar rëndë vendbanimet shqiptare në plan ekonomik dhe investiv dhe që këto vendbanime i kanë transformuar në vendbanime ku jetojnë vetëm pleqët dhe ku të rinjët shqiptarë largohen masovikisht nga vendlindja.

Në epiqendër të kritikës së kryetarit Osmani ishte moszbatimi i ligjit për zhvillim të barabart rajonal me çka 1% e PBB-së ose çdo vit nga 70 milion euro nuk investohen para publike në vendbanimet ku kryesisht jetojnë shqiptarët. Politikat etnocentrike të Vmro-dpmne-së jo vetëm investimet kapitale por edhe investimet e huaja që tejaklojnë qindra miliona euro i orientojn vetëm në Shkup dhe në komunat me banorë maqedonas duke lënë pas dore venbanimet shqiptare.

Pra bëhet fjalë për një diskriminim sistemor dhe sistematik që daltonistët e korruptuar politikë të Bdi-së nuk dinë ose nuk duan ta shohin përfundoi Osmani.

Në takime me qytetarët prezentuan edhe kandidatët tjerë për deputet nga njësia zgjedhore 6. Mirsade Emini Asani, Binaz Pajaziti, Vigjilent Leka, Vizllim Selmani, Shabidin Seferi dhe Lokman Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat