Ja si maqedonasit hynë në oborr të shqiptarit dhe ushtrojnë dhunë! (Video)

Maqedonia

Ja si maqedonasit hynë në oborr të shqiptarit dhe ushtrojnë dhunë! (Video)

Më: 15 prill 2014 Në ora: 21:10

Dje është raportuar për një incident Radishan të Shkupit. Sipas versionit zyrtar me të cilin doli ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska, incidenti mes 40 të rinjve shqiptarë dhe maqedonas, banorë të Radishanit, ndodhi për shkak të një aksidenti. Por, ky version është demantuar nga të rinjtë shqiptarë.
“Atë që e tha ministrja një ditë më parë, nuk është e vërtetë”, ka thënë Femi Zekiri, një nga personat e sulmuar.

Sipas tij, incidenti ka nisur derisa disa rinj maqedonas po festonin në një kafene në Radishan, fitoren e kandidatit të tyre të preferuar në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

“Filluan të bërtasin: ‘Shiptari, pse nuk dolët në votime’! Pastaj e fyen pronarin shqiptar, të cilin më pas e sulmuan. E kanë fyer dhe ai është tërhequr në oborr. Më pas erdhën edhe 40 të rinj tjerë të cilët hynë brenda dhe filluan ta rrahin, transmeton Almakos.

Në shtëpi kishte kamera dhe është filmuar gjithçka... Ky rast nuk ka lidhje me ndonjë aksident”, thotë dëshmitari, i cili shton se në stacionin policor Butel ka dëgjuar një pjesëtar të policisë duke u thënë të rinjve maqedonas: “Mos tregoni që ju keni sulmuar të parët”!

“Neve tentuan të na prangosin, por sollëm filmime nga rasti dhe na lëshuan... Pas incidentit, gruaja e moshuar qëndron e shtrirë, dy persona tjerë janë të lënduar, kurse ne jemi të rrahur”, tha njëri nga personat e sulmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat