Studentët shqiptarë nga Shkupi fitojnë dhe vazhdojnë garën në programin e NASA-s

Maqedonia

Studentët shqiptarë nga Shkupi fitojnë dhe vazhdojnë garën në programin e NASA-s

Më: 15 prill 2014 Në ora: 11:39

Studentët shqiptarë nga Shkupi të cilët ishin pjesëmarrës në garën globale të organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA- “NASA space app challenge”, kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm. Grupi i përbërë prej studentëve shqiptarë ka fituar çmimin e parë në konkurencë prej 30 grupeve.

Me këtë arritje ata futen në garën globale me gjasa për të fituar një udhëtim për në Florida dhe për të parë lanismin e raketave për në hapësirë në mënyrë direkte.

Kjo garë është zhvilluar për të tretën herë në 100 vende të botës, përfshi këtu edhe Maqedoninë, ndërsa qëllimi është të gjenden zgjidhje për problemet me të cilat përballen në hulumtimet e tyre shkencëtarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat