Rritet numri i turistëve në muajin shkurt

Maqedonia

Rritet numri i turistëve në muajin shkurt

Më: 15 prill 2014 Në ora: 10:13

Shkup, 15 prill - Numri i turistëve në shkurt të këtij viti është 27.278, ndërsa i bujtjeve 60.619, që në krahasim me të njejtin muaj të vitit të kaluar paraqet rritje për 6,6 për qind, gjegjësisht 3,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendorë në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, është rritur për 10,3 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 4,1 për qind.

Tek bujtjet e turistëve vendorë rritja është për 3,6 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 4,2 për qind. Në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i turistëve është rritur për 1,3 për qind, tek turistët vendorë për 0,6 për qind, ndërsa tek të huaj për 1,9 për qind.

Tek bujtjet në janar dhe shkurt ka rritje për 0,3 për qind, tek turistët vendorë ulje për 2,1 për qind, ndërsa tek ata të huaj rritje për 2,6 për qind.zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat