OSBE-ODIHR notë kaluese për Maqedoninë

Maqedonia

OSBE-ODIHR notë kaluese për Maqedoninë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 21:18

OSBE-ODIHR ka vendosur një “notë kaluese” për standardet e zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara të dielën në Maqedoni. Sipas raportit të publikuar sot thuhet se liritë themelore u respektuan, por thirrja e BDI-së për bojkot nuk është normale për demokracinë.

Raporti e konsideron shqetësuese zhvillimin e fushatës në shoqëri të ndarë në baza etnike dhe thirrjet nga njëra parti shqiptare për të mos votuar. Sipas vëzhguesve retorika e përdorur nga kandidatët për president, ka qenë kryesisht e moderuar.

Sipas rezultateve të publikuara Gjorge Ivanov është shpallur fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai siguroi më shumë se 50% të votave, por do të duhet të përballet me rivalin e tij socialdemokrat Stevo Pendarovski në raundin e dytë pasi pjesëmarrja në votime ishte më pak se 50%.

Kandidati shqiptar i PDSH, Iljaz Halimi ka arritur të marrë vetëm 4.5% të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat