Thaçi: Shqiptarët votuan kandidatët maqedonas

Maqedonia

Thaçi: Shqiptarët votuan kandidatët maqedonas

Më: 14 prill 2014 Në ora: 17:34

“10 për qind e shqiptarëve votuan për Pendarovskin dhe pesë për qind për Ivanovin”.
Kështu është shprehur lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka thënë se 15 për qind e votuesve shqiptarë i dhanë votën dy kandidatëve maqedonas për President të Maqedonisë.

Thaçi ka deklaruar se është i kënaqur nga rezultati që arriti kandidati i tyre për president, Iljaz Halimi në zgjedhjet e së dielës për numrin një në Maqedoni.

“Unë jam shumë i kënaqur nga ky rezultat. Pres dhe jam i bindur se pas dy javësh këto vota do të shndërrohen në 13-14 deputetë. Jam i bindur në këtë fitore të PDSH-së në zgjedhjet parlamentare dhe mendoj se do të jetë gjëja më e mirë që ka ndodhur në Maqedoni”, ka thënë kreu i PDSh-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat