OSBE dhe KPKE, varg vërejtjesh për zgjedhjet

Maqedonia

OSBE dhe KPKE, varg vërejtjesh për zgjedhjet

Më: 14 prill 2014 Në ora: 15:51

Votim i organizuar në Shuto Orizare, raportim jo i balancuar dhe i njëanshëm i mediave, mosdallimi mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në përgjithësi ka funksionuar me efikasitet edhe pse disa anëtarë të saj kanë dhënë deklarata partiake.

Radiodifuzioni publik nuk ka arritur të sigurojë mbulim të balancuar të zgjedhjeve. Kishte mosbesim në Listën zgjedhore dhe gabim ishte që u shfrytëzua marker, në vend të ngjyrës së tejdukshme.

Këto janë vetëm e një varg vërejtjeve të cilat sot i thanë misionet e OSBE-së dhe Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës (KPKE), një ditë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve të pesta presidenciale në Maqedoni.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Gert Hajnrih Arens tha se presidenti aktual dhe njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov ka një epërsi të konsiderueshme në lidhje me resurset dhe ka dominuar në lidhje me reklamimin e paguar politik.

"Përkrahje të dukshme nga Qeveria për presidentin aktual dje kandidatin, nuk ka respektuar në tërësi ndarjen e partisë nga shteti. Fushata ishte aktive dhe kandidatët u futën në agjendë dinamike në mitingjet, megjithatë terreni për garim nuk ishte i drejtë”, deklaroi Arens. Stefan Shenah, shef i delegacionit të KPKE-së, theksoi se fushata ndau shoqërinë në linja etnike.

“Kemi parë raste të votimit të organizuar si dhe disa parregullsi të vogla. Këto raste vendojnë hije në përgjithësi ditës së mirë zgjedhore. Hije të atillë kishte në Shuto Orizare ku kishte votim të organizuar dhe kishte aktivitete edhe pse ishte heshtje. Kërkesa për 40% dalje në rrethin e dytë e zgjedhjeve presidenciale do të mund të sjellë seri të zgjedhjeve të pasuksesshme.

Mekanizmi i zgjedhjes së mosmarrëveshjeve është joefikas. Kjo nuk garanton ilaç në kohë të drejtë”, theksoi Shenah. Dy shefat e misioneve të huaja theksuan se Maqedonia si vende anëtare e OSBE-së nuk është e detyruar që të zbatojë rekomandimet e saj, por t’i implementojë qysh tani, që të anashkalohet kritika pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat