Hapet pazari politik, BDI do e vendos çmimin

Maqedonia

Hapet pazari politik, BDI do e vendos çmimin

Më: 14 prill 2014 Në ora: 14:25

Rezultat e zgjedhjeve larg pritshmërisë nxorën në pah debaklin politik të PDSH, një ngritje jo të mjaftueshme të LSDM-së për të bërë ndryshime dhe vënien në përdorim të makinerisë votuese të VMRO-DPMNE-së.

Zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale gjatë ditës së djeshme nga partitë shqiptare më tepër u konceptua si një garë për anëtarësim në parti, vlerësojnë analistët. Rezultat e zgjedhjeve larg pritshmërisë nxorën në pah debaklin politik të PDSH, një ngritje jo të mjaftueshme të LSDM-së për të bërë ndryshime dhe vënien në përdorim të makinerisë votuese të VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket BDI-së, që sipas prononcimeve të partisë, del me një koncept fitues nga zgjedhjet e djeshme presidenciale, analistët vlerësojnë se tani më ajo shtrohet si një subjekt mjaft i fuqishëm në pazarin politik që po hapet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Për Naser Ziberin, cikli i parë i zgjedhjeve presidenciale poshtë lartë janë në kuadër të asaj që pritej, një mobilizim i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së duke i shfrytëzuar të gjitha resurset dhe sipas tij, përafërsisht pritej fondi prej 400 mijë votuesve.
“Sa i përket LSDM-së shihet një ngritje, por kjo ende është e pamjaftueshme për të bërë ndryshime. Te partitë shqiptare, ka debakël të PDSH-së, që sipas meje ka qenë e pritshme, sepse shqiptarët e lexuan se loja e PDSH-së është vetëm një servilit et ndaj VMRO-DPMNE-së dhe prandaj e bojkotuan këtë ofertë të PDSH-së, thotë për Portalb, Naser Ziberi.
“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale nuk ka lojë politike të BDI-së, ajo ka hyrë në një lloç që e ka përgatit vet, dhe nga ku vështirë do të dal. Ndërkaq, shërbim është munduar ti bën PDSH-ja partisë VMRO-DPMNE-së”, thotë Ziberi.
Ai vlerëson se rolin vendimtar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do ta ketë BDI-ja, e cila do të shihet nëse ka guximin të dalë me apel të mbështes për Pendarovskin dhe kjo diferencë mund të shkrihet. “Për ta bërë këtë BDI-së i duhet një guxim politik të cilën nuk e shohë se e ka”, thotë Ziberi.
Për analistin Alajdin Demiri, tani fillon faza e hapjes së pazarit politik mes partive.
Ai vlerëson se në raundin e dytë do të hapen pazaret dhe të gjitha partitë politike janë brenda këtij pazari përderisa VMRO-DPMNE ka potencialin më të madh. Ai thotë se në këtë pazar që po hapet tani edhe BDI do të ketë rolin e saj vendimtar.
“Zgjedhjet presidenciale treguan se matet forca mes partive politike. Njëra parti shqiptare kishte kandidat dhe bënte fushatë për të dalë shqiptarët në zgjedhje, ndërsa tjetra bënte fushatë për mos dalje. BDI ushtroi metoda edhe të renda të kërcënimeve që numri i zgjedhësve të jetë sa më i vogël. E çuditshme ishte se kërcënimet gati u bënë të hapura dhe u bënë me pretekst se bëjnë gjeste patriotike”, thotë për Portalb, Alajdin Demiri.
Te pjesa maqedonase, Demiri thotë se makineria udhëheqëse e votimit ishte shumë e suksesshme, për arsye se me premtimet dhe kërcënimet e të punësuarve arritën të bëjnë një epërsi të madhe. “E gjithë kjo bëhet për qëllime të zgjedhjeve parlamentare që do të pasojnë”, thotë ai.
Sa i përket rolit të BDI-së, në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale, Demiri mendon se BDI do të përdorë strategjinë e bërjes së koalicionit, se goja me të vërtet kësaj radhe raportet BDI-VMRO janë seriozisht të prishura dhe këto negociata do të jenë të domosdoshme për këtë koalicion.
Rezultatet e djeshme të zgjedhjeve presidenciale kanë qenë të pritshme për analistin Albert Musliu.

“Për mua ishin të pritshme, por, jo deri në këtë masë, mendoja se dallimi do të jetë më i vogël”, thotë ai për Portalb.
Ai, thotë se zgjedhjet presidenciale gjatë ditës së djeshme u konceptuan edhe si anëtarësime në partitë shqiptare.

“Ata që dilnin në zgjedhje mund të konsideroheshin si anëtarë të PDSH, ndërsa ata që nuk dilnin shiheshin si anëtarë të BDI-së”, thotë Musliu.
“Në raundin e dytë shumë gjëra do të varen nga BDI, e cila do të shihet se si do të veprojë ”shtoi për Portalb, Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat