Halimi me vetëm afër 39 mijë vota

Maqedonia

Halimi me vetëm afër 39 mijë vota

Më: 14 prill 2014 Në ora: 07:19

Kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi edhe pse ishte kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet e djeshme presidenciale ai ka arritur rezultate tejet minimale, duke dështuar në pritshmëritë e tyre për zgjedhjet e 13 prillit.
Rezultatet sipas KSHZ-së tregojnë se Halimi dhe PDSH nuk ka arritur që të sigurojnë votat edhe në bastionet e tyre partiake, ku janë shënuar vota tejet minimale.

Në Tetovë për Halimin kanë votuar vetëm 7093 votues

Gostivar 3929 vota,

Strugë 1258 vota,

Dibër 447 vota,

Bogovinë 2270 vota,

Bërvenicë 1145 vota,

Zhelinë 1841 vota,

Saraj 1929 vota,

Studeniçan 1299 vota,

Tearcë 2231 vota,

Çair 1972,

Butel 388 vota,

Haraçinë 669 vota,

Likovë 2062 vota,

Kumanovë 1949 vota.

Kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi këtë situatë e ka përshkruar dhe arsyetuar se shqiptarët votuan në gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e kërcënimeve, trysnisë së paparë dhe dhunës fizike ndaj aktivistëve të partisë së tij.
Sipas rezultateve të para jozyrtare të KSHZ-së, Iljaz Halimi ka fituar 38.900 vota, një shifër tejet e ulët në krahasim me elektoratin votues të PDSH-së. Por, një rezultat më humbës PDSH kishte edhe në zgjedhjet presidenciale të marsit 2009, kur kandidatja e kësaj partie, Mirushe Hoxha kishte fituar vetëm mbi 24 mijë vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat