Hapen vendvotimet për votuesit nga diaspora!

Maqedonia

Hapen vendvotimet për votuesit nga diaspora!

Më: 12 prill 2014 Në ora: 10:28

Shkup, 12 prill - Për herë të parë sivjet, një ditë para zgjedhjeve në Maqedoni, edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit kanë mundësi të votojnë për presidentin e shtetit.

Përveç 8332 votuesve të paraqitur në diasporë, gjatë ditës së sotme zgjedhjet në ora 7:00 janë hapur edhe për 39 persona të zhvendosur Brenda territorit të Maqedonisë si dhe për 1706 persona që vuajnë dënimin ose janë në paraburgim, kurse në shtëpi do të votojnë të sëmurët dhe personat në burg shtëpiak, njofton Zhurnal.

Nga gjithsej 8332 persona të paraqitur për të votuar në diasporë në njësinë zgjedhore numër 7 që përfshinë Europën dhe Afrikën, në zgjedhje duhet të dalin 5892 votues, në njësinë zgjedhore numër 8 që përfshin Amerikën veriore dhe jugore janë paraqitur 1426 votues dhe në njësinë numër 9 (Azi dhe Australi) 1014 persona.

Zgjedhjet do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa votohet në 34 përfaqësi konsullore diplomatike nga gjithsej 47, pasi në 13 prej tyre janë paraqitur më pak se 10 votues.

Në Gjermani janë paraqitur për të votuar 501 persona, edhe atë në Mynih 174 persona, në Berlin 200 dhe Bon 127 persona.

Në Itali do të votojnë 2113 persona edhe atë në Romë 211 persona dhe në Venedikt 1902 persona. Në Turqi janë 162 persona të paraqitur për të votuar.

Në Bern ka 514 persona të parqitur për të votuar, në Pragë 155, në Sarajevë 17, Podgoricë 108 , Paris 136, Stokholm 101, Bruksel 98, Kopenhagë 49, Hag 75, Londër 166, Tiranë 717, Vjenë 195, Sofje10, Zagreb 15, Prishtinë 96, Lubjanë 410, Beograd 241 dhe Bukuresht 13 persona.

Në njësinë zgjedhore numër 8 do të votohet në 6 vendvotime, edhe atë 2 në Kanada dhe 4 në SHBA. Në Kanada janë paraqitur 440 qytetarë edhe atë 27 në Otavë dhe 413 në Toronto. Në SHBA ka të paraqitur gjithsej 986 persona edhe atë në Uashington 40, në Detroit 295, Cikago 209 dhe Nju Jork 442.

Në njësinë zgjedhore numër 9 që i përfshinë Australinë dhe Azinë do të votohet në 3 vendvotime. Në Australi janë paraqitur 99 persona edhe atë në Kanberra 296 dhe në Melburn 703. Për të votuar në Kinë janë paraqitur 15 shtetas të Maqedonisë. zhurnal/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat