Bogov: Maqedonia do të ketë rritje ekonomike prej 3,7 %

Maqedonia

Bogov: Maqedonia do të ketë rritje ekonomike prej 3,7 %

Më: 11 prill 2014 Në ora: 20:15

Maqedonia pret të realizojë rritje të mirë ekonomike gjatë këtij viti nga 3,7 për qind sipas parashikimeve të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Dimitar Bogov në Uashington ku e kryeson delegacionin në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Ai shtoi se ekonomia e Bashkimit Evropian gjatë këtij viti do të rritet për mbi një për qind, pasi që vitin e kaluar kishte rënie prej 0,5 për qind që është shenjë e mirë edhe për ekonominë e Maqedonisë për shkak se aty shkon pjesa më e madhe e eksportit. Pritet, theksoi, se do të vazhdojë trendi i rimëkëmbjes së ekonomisë.

"Në qoftë se nga arsye të ndryshme, nëse për shkak të deflacionit, ose nga arsye gjeopolitike erdhi deri në rritje më të vogël në ekonominë evropiane, kjo do të ndikojë edhe ndaj rritjes së ekonomisë së Maqedonisë", deklaroi guvernatori Bogov.

Vlerësimet e takimit pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington, për gjendjen ekonomike në Evropën Juglindore është se gjërat shkojnë në të mirë, me normë solide të rritjes për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat