Xhaferi: Ideja e Ahmetit, mbështetje deri tek shqiptari i fundit

Maqedonia

Xhaferi: Ideja e Ahmetit, mbështetje deri tek shqiptari i fundit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:40

Shefi i Shtabit komunal Zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta i shoqëruar nga kandidatët për deputet Talat Xhaferi, Selvije Saliu dhe Adnan Jashari mbajtën tubim parazgjedhor për në fshatin Balindoll dhe takim me banorët e fshatit Debresh. “Kudo që shkojmë qytetarët shqiptarët janë duke u bashkuar rreth BDI-së.

Unë si shef i Shtabit kërkoj mbështetjen e banorëve të Balindollit, kërkoj që qytetarët e Balindollit të bashkohen me BDI-në. Ai bashkim i ndihmon BDI-së që na te realizojmë projekte të cilat do shkojnë në interesin e qytetarëve tanë”, tha Nevzat Bejta, Shef i Shtabit komunal zgjedhor.

Kandidati për deputet Talat Xhaferi tha se më 27 prill shqiptarët masovikisht të dalin dhe t’i tregojnë opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se shqiptarët e kanë më mirë atëherë kur janë bashkë, shqiptarët janë më të fortë atëherë kur janë bashkë dhe shqiptarët rrugëtojnë bashkë për një Evropë siç e duam gjithë ne.

“Ideja e liderit tonë Ali Ahmeti e zgjedhjes së Presidentit të njëanshëm të mos mbështetet nga shqiptarët me prezencën tuaj tregon qartë dhe tregoni qartë se Ahmeti këtu në Balindoll, në Gostivar dhe kudo në Maqedoni deri tek shqiptari më i fundit në Maqedoni ka mbështetje për këtë ide.

Sot ideja e Ali Ahmetit bëhet realitet me mbështetjen tonë, për shkak se një ditë e më parë do e kuptojnë se Presidenti i ardhshëm i vendit nuk mund të jetë President i njëanshëm.

Nuk është larg ajo kohë, kryetari pasues pas këtyre zgjedhjeve do duhet të jetë kryetar i cili do ketë pëlqim të të dy grupeve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonaseve”, tha para banorëve të Balidnollit, Talat Xhaferi kandidat për deputet nga radhët e BDI-së në Njësinë Zgjedhore 6.

Në takimin me banorët e fshatit Debresh para të pranishëmve foli edhe kandidati për deputet Adnan Jashari i cili tha se në Programin Zgjedhor të BDI-së 2014-2018, ka disa projekte konkrete që do realizohen në këtë vendbanim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat