Ivanov: Sukseset shihen dhe ndjehen

Maqedonia

Ivanov: Sukseset shihen dhe ndjehen

Më: 11 prill 2014 Në ora: 09:20

Para pak kohe ishim te ju, u dhamë raport, u thash se ajo me çka e fitova besimin tuaj, para pesë viteve, programi im, tërësisht është realizuar, dhe për këtë u dhash raport. Tani vij me program të ri.

Në të janë 20 shtyllat e programit tim. Të gjithë qëndrimet të cilat i kam lidhur me shtetin. Cili është vizioni im për Maqedoninë dhe si e shoh Maqedoninë në mandatin tim të ardhshëm, nëse e fitoj besimin tuaj.

Këtë e theksoi në tubimin e mbrëmshëm kandidati për president i koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO-DPMNE, Gjorge Ivanov. Sipas tij, sukseset shihen dhe ndjehen.

Nuk ka fushë nga jeta e përditshme, theksoi Ivanov, ku nuk ka ndonjë ndryshim. Edhe te pensionistët, edhe te bujqit, edhe te nxënësit, edhe te studentët, gjithkund ndjehet ndryshimi. Por nënvizoi, ka edhe shumë për të punuar.

"Para jush është një ekip me integritet, ekip i përbërë prej njerëzve, me vlera të dëshmuara, me rezultate të arritura, njerëz të cilët e përmbushin fjalën e dhënë, me parimet të cilat i marrin vendimet edhe në jetë edhe në politikë", tha mes tjerash Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat