Halimi: Kërkoj përkrahje për të hyrë në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Maqedonia

Halimi: Kërkoj përkrahje për të hyrë në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Më: 11 prill 2014 Në ora: 09:18

Kandidati për president të Maqedonisë nga radhët e PDSH-së, Iljaz Halimi mbrëmë nga simpatizantët e tij në restorant sallën e hotelit "Lirak" në Tetovë kërkoi përkrahje për, siç tha, hyrje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në fushatën parazgjedhore, potencoi ai, u takova me shumë njerëz nëpër tërë shtetin dhe te të gjithë vërejta entuziazëm dhe përkrahje të madhe, me të cilën vlerësoj se më 13 prill do të arrijë të hyjë në rrehin e dytë.

"E pranova kandidaturën pasi në PDSH vlerësuam se është më mirë të kemi kandidat në zgjedhjet presidenciale, pasi me bojkotin nuk mund t'i ndalim as Ivanovin as Pendarovskin ta arrijnë qëllimin e tyre në garën presidenciale. Pranova të hyjë në këtë garë në interes të shqiptarëve, por edhe të gjithë qytetarëve", tha Halimi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vlerësoi se partia e tij do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale.zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat