Medsen: Maqedonia të mos e ndryshojë emrin, vdekja e Trajkovskit ka qenë atentat

Maqedonia

Medsen: Maqedonia të mos e ndryshojë emrin, vdekja e Trajkovskit ka qenë atentat

Më: 10 prill 2014 Në ora: 12:38

Analisti dhe publicisti amerikan, Vejn Medsen thotë se Maqedonia nuk duhet ta ndryshojë emrin e shtetit.

Ai shprehet se edhe përpara presioneve të ndërkombëtarëve, nuk duhet që të ndryshohet asesi emri kushtetues që mban Maqedonia.

"Nëse Maqedonia e ndërpret marrëveshjen me Greqinë, do të ketë vetëm 'zhurmë' nga Greqia, veçanërisht nga partia fashiste Agimi i Artë. Në këtë moment emri i Maqedonisë duket i parëndësishëm për qeverinë në Athinë. Disa vende, si Hungaria dhe Serbia do ta shohin këtë hap të Maqedonisë si pjesë e trendit të përgjithshëm të popujve të Evropës Lindore për theksimin e identiteteve të tyre nacionale. ", tha Medsen.

Publicisti ka nënvizuar se Maqedonia nuk ka pse të krijojë raporete vetëm me vende të Evropës, por fare mirë mund të ketë raporte mjaft të mira edhe me Kinën apo vende të tjera jashtë Evropës.

Në fund, Medsen thotë se vdekja e presidentit Trajkovski në fakt nuk ka qenë një aksident, por një atentat kundër tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat