Halimi: BDI shfaktorizon votën shqiptare

Maqedonia

Halimi: BDI shfaktorizon votën shqiptare

Më: 9 prill 2014 Në ora: 23:25

Kandidati për president nga radhët e PDSH-së, për fushatën e tij presidenciale mbrëmë ndaloi para qytetarëve të Tetovës. Në mitingun e mbajtur para shkollës fillorë “Migjeni”, Halimi kërkoi votën e shqiptarëve duke theksuar se nëse fiton besimin dhe mbështetjen e tyre, ai do të hyj në rrethin e dytë dhe më këtë do të përmirësohet shumë gjendja e shqiptarëve. Halimi gjithashtu theksoi se oponenti politik po bën një hap të gabuar duke bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve, sepse sipas Halimit ata që më së shumti humbin janë shqiptarët.
"Jam i bindur se nëse fitoj mbështetjen e elektoratit shqiptarë do të arrij në rrethin e dyte, për shkak se votat i kemi. Nëse bazohemi në zgjedhjet e fundit, tre kandidatët së bashku arritën 2800.000 vota dhe po të kishte një kandidat shqiptarë, sigurisht se do të arrinte në rrethin e dytë. Tash kemi shanse edhe më të mëdha, sepse elektorati shqiptarë është zgjeruar, është rritur, nga viti 2009 e këtej, kështu që nuk kemi pengesa të tilla që imponohen nga oponenti ynë politik dhe ju garantoj se do të arrij në rrethin e dytë, pas së cilit bisedimet do të jen në nivel shumë më të lartë dhe do të arrihet marrëveshje në të vërtetë historike, me çka na mundëson të marrim edhe pjesën që na takon”, deklaroi Iljaz Halimi, kandidat i PDSH-së për president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat