BDI: Qytetarët vlerësojnë të arriturat tona, jo RDK-ja

Maqedonia

BDI: Qytetarët vlerësojnë të arriturat tona, jo RDK-ja

Më: 9 prill 2014 Në ora: 23:16

“Janë qytetarët ata dhe jo partitë politike, e aq më pak politikanët e delegjitimuar në zgjedhjet e vitit 2013, që vlerësojnë arritjet e qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim. RDK duket se ka keqkuptuar të bërit rolin e opozitës, meqë kjo detyrë ushtrohet duke ofruar programe e zgjidhje për nevojat e qytetarëve, dhe jo duke kundërshtuar vend e pa vend BDI-në. Ne kemi mirëkuptim, megjithatë, se të bërit akuza është më e lehtë sesa hartimi i programeve dhe i projekteve në interes të qytetarëve dhe se, të prishësh është më e lehtë se të ndërtosh”, thuhet në reagimin e BDI-së ndaj konferencës së RDK-së

“BDI ka dhënë llogari përpara opinionit shqiptar për të gjitha arritjet e saj, por dhe për ngecjet objektive në zbatimin e programit qeverisës, ndërsa shkon sot në zgjedhje me 1.081 projekte.
Ajo për të cilën RDK duhet të japë llogari përpara shqiptarëve, është çështja se, me porosinë e kujt, në vitin 2011, ndikoi në uljen e deputetëve shqiptarë, nga 29 në 25. Si dhe, kush është porositësi që RDK nxori në momentin e fundit kandidat për Njësinë në Europë, vetëm e vetëm për të copëtuar trupin votues shqiptar dhe favorizimin e VMRO-DPMNE-së”, theksojnë nga BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat