Gruevski: 62 deputet për t’iu shmang kushtëzimeve të Ahmetit

Maqedonia

Gruevski: 62 deputet për t’iu shmang kushtëzimeve të Ahmetit

Më: 9 prill 2014 Në ora: 23:12

Kryeministri Gruevski edhe njëherë ka riaktualizuar çështjen sigurimit të 62 deputetëve me arsyetimin se ky numër deputetësh është mënyra e vetme për t’iu shmang çdo lloj kushtëzimi nga subjektet tjera politike, duke aluduar kështu në BDI-në e Ahmetit. Për Gruevskin është e papranueshme që reformat të rëndësishme të kushtëzohet nga BDI-ja me përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit dhe ndryshimet kushtetuese.

“Kushtëzimet të ndërlidhura me çështje shtetërore, kombëtare dhe kushtetuese me këtë dëshirojmë ti shmangim. Kjo nuk nënkupton se ne nuk do të bashkëpunojmë me partitë tjera. Nuk do të thotë se nuk do kemi partner koalicioni, por nuk do të kenë në mundësi që të bëjnë kushtëzime jo parimore të llojit ‘të ndryshojmë kushtetutën që presidentin të mos e zgjedh populli por BDI-ja. Apo të ketë dygjuhësi në gjithë shtetin që të gjithë të mësojnë shqip, unë nuk kam asgjë kundër shqipes. Megjithatë ti detyrosh me forcë njerëzit në Strumicë, Gjevgjeli, Kratovë në Shkup që patjetër të mësojnë shqip, kjo veçmë është problem”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski u shpreh se edhe pa atë numër të deputetëve do të luftoj që të mos përmbush siç tha kërkesat absurde të subjekteve tjera politike. Me 62 deputetët tha se shkelim në dërrasë të shëndosh dhe jo në të kalbur.
“Në njëherë kishim 63 deputetë, populli e pa se nuk bëmë asnjë gabim strategjik. Nga 2008-2011 kishim 63 deputet, çfarë të keqe bëmë në shtet? I shkaktuam dikujt ndonjë dëm apo? Nuk ka diçka të tillë. Përkundrazi projekte shkonin më shpejtë, kishte më pak kushtëzime”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Këto komente Gruevski i bëri në emisionin e mbrëmshëm ‘Jadi Burek’ dhe siç u shpreh mesazhin e tillë ua dedikon personave të papërcaktuar, vota e të cilëve është vendimtare për arritjen e këtij numri deputetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat