Pendarovski: MO-ja, platformë ku liderët bashkë duhet të zgjidhin problemet

Maqedonia

Pendarovski: MO-ja, platformë ku liderët bashkë duhet të zgjidhin problemet

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:39

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e margjinalizuar nga strukturat e deritanishme në pushtet dhe është reduktuar vetëm në një dimension, “punësim sipas përkatësisë etnike”.

“Megjithatë, MO-ja është dhe duhet të jetë më shumë se ajo. Ajo është platformë politike mbi të cilën bazë liderët legjitim politik duhet bashkërisht të zgjedhin problemet.

Sipas meje, Marrëveshja kornizë duhet të mbetet baza mbi të cilën do të ndërtojmë bashkëjetesën, sepse jam i bindur se të gjitha potencialet e saj nuk janë shfrytëzuar deri në fund”, ka thënë në intervistën për “Utrinski vesnik”, Pendarovski.

Në pyetjen nëse mundet një shoqëri si kjo në Maqedoni, e ndarë në të gjitha aspektet, të arrihet konsensus shtetëror për tejkalimin e problemit me emrin, Pendarovski jep këtë përgjigje: “Sigurisht se mundet dhe kemi pasur shembuj të tillë deri kur në vitin 2008 dhe Samiti i NATO-s në Bukuresht, kur mendjemadhësia personale dhe interesa partiake u lanë anash.

Ndërsa, unë them se pa një konsensus të gjerë të brendshëm dhe formulimin e qëndrimit shtetëror të Republikës së Maqedonisë, atë problem nuk mundemi as ta fillojmë ta zbërthejmë, e jo edhe ta zgjedhim”. Sipas Pendarovskit, mangësia më e madhe e kundërkandidatit të tij është es ai nuk ka konceptin e vet.

“Gjithë këtë kohë ai po përmban konceptin e qeverisë dhe nuk arriti të ndërtojë një profil të vetin politik. Përparësia ime është koncepti për të cilin po angazhohem, e ajo është vendosja e qytetarëve para të gjithave, kujdes për interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe zgjedhje të problemeve”, ka thënë Pendarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat