Të varfërit varfërohen edhe më shumë

Maqedonia

Të varfërit varfërohen edhe më shumë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:13

Standardi jetësor në Maqedoni po përmirësohet nëse i analizojmë të dhnat e Bruto prodhimit vendor për kokë banori dhe kjo është epritur kur kemi parasysh se kemi rritje ekonomike në vitet e fundit. Evidenca e Bankës Botërore tregon se për 10 vite, BPV për kokë banori që ka mundësi blerëse në nivel ndërkombëtar është rritur për 35%.

Këto të dhëna të Bankës Botërore njëkohësisht tregojnë se të pasurit janë bërë edhe më të pasur, ndërsa vërfërit janë bërë edhe më të varfër në Maqedoni.

Nëse në vitin 2000 shtresa më e pasur e njerëzve posedonte 25.7% nga të ardhurat e përgjithshme, 10 vite më vonë pjesëmarrja e tyre është rritur në 32%.

Njëkohësisht, pjesëmarrja e qytetarëve m ëtë varfër në të ardhurat kombëtare është zvogëluar nga 2.4% në 1.9%.

Ekonomistët theksojnë se në baz ëtë këtyre të dhënave konstatohet se pabarazia ndërmjet qytetarëve po thellohet edhe më shumë dhe nëse diçka me siguri mund të thuhet është se njerëzit më të varfër sigurisht nuk e ndjejnë jetën më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat