Thaçi: Do ta kthejmë dinjitetin e humbur

Maqedonia

Thaçi: Do ta kthejmë dinjitetin e humbur

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:56

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi mbarëm ka realizuar takime me banorët e Sarajit dhe lagjes Teteks të Tetovës. Thaçi i siguroi qytetarët se PDSH-së është parti e cila do t’ua kthejë dinjitetin shqiptarëve dhe se ai është lider i vuajtjeve dhe halleve. Kreu i PDSH-së madje tha se Ahemti nuk i mbron interesat e shqiptarëve pasi ai nuk ka fituar vota por ka vjedhur letra.

“Pse ky çallam, pse këto fjalë të papërtypura, tha ai unë jam bosi i shqiptarëve, Ali Ahmeti. Jazëk, ai nuk i respekton shqiptarët. Ai zot e di Gruevskin dhe maqedonasit. Sillet me shqiptarët kështu sepse ua vjedhin votat, ai nuk ka vota vetëm letra të vjedhura”, deklaroi Menduh Thaçi, kreytar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat