Premtimet zgjedhore nuk janë për t’u besuar?!

Maqedonia

Premtimet zgjedhore nuk janë për t’u besuar?!

Më: 8 prill 2014 Në ora: 13:45

Shkup, 8 prill- Në fushatën parazgjedhore qeveria premton se do të mundohet që njerëzit e varfër të mos kenë borxhe ndaj Ndërmarrjeve publike, se do të ketë më shumë para për rritje të rrogave dhe se edhe përkrah kësaj do të ketë ulje të TVSH-së për disa prodhime siç janë ushqimi për fëmijë, mjetet shkollore.

Ekonomistët thonë se premtime të ngjashme përsëriten prej një palë zgjedhjeve në tjerat zgjedhje, por për ata shumë më interesante është pyetja se sa para kjo do ti kushtojë shtetit. “Një nga paradokset është se në garën zgjedhore nuk dinë se sa kushtojnë këto premtime”, thotë profesori Hristo Kartalov.

“Po premtohet diçka, dhe nuk ka një pasqyrë të qartë se sa do të kushtojë kjo barrë, sa do të jetë ajo si konstruksion financiar. Shërbimet fiskale në shtetet e organizuara kanë pasqyrë mbi terrenin për atë se për çfarë numri të qytetarëve bëhet fjalë, për atë se sa mjete janë të nevojshme”, shton ai.

Ekonomistët, madje analizojnë se në vitet e fundit ajo që lidh shtetin janë papunësia, shtrenjtimi, varfëria, borxhet dhe buxheti i cili nuk mbushet si duhet. Të mos flasim për rrogën mesatare dhe për shportën e harxhimeve. “Qeveria nuk mendon se ku do të gjej paratë por lufton për mbijetesë dhe kjo është njëra prej armëve”, thotë Vanço Uzunov, nënkryetar i opozitares LSDM.

Për të është e panjohur nëse premtimi i qeverisë ka bazë juridike në pjesën e shlyerjes së borxheve të faturave të qytetarëve të varfër. “Qeveria nuk po mendon prej ku do të gjej paratë, nga buxheti apo nga burime tjera, thjeshtë do të qëndrojë në qeveri me çfarëdo çmimi dhe kjo është një nga armët e saja. zhurnal.

Para për këtë në buxhet nuk do të ketë, që do të thotë se ajo do të gjenerojë borxhe të reja nëse edhe realizohet, ndërsa edhe më interesante është ajo se si qeveria shlyen borxhe personave kah subjektet private, kjo nuk mban edhe juridikisht”, pohon Uzunov për REL. Por sporja është e njëjtë në gjithë këto vite – zgjedhje, plane të reja, premtime dhe pastaj lëvizje në vendnumëro dhe përsëri zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat