Ivanov: Zgjidhja e presidentit në Parlament, jam kundër BDI-së

Maqedonia

Ivanov: Zgjidhja e presidentit në Parlament, jam kundër BDI-së

Më: 8 prill 2014 Në ora: 11:39

Shkup, 8 prill- Kandidati për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov ka kundërshtuar praktikën e BDI-së për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale.

Kandidimi i tij siç dihet, ishte shkak për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill, ku BDI tek ai, si partner koalicioni, “nuk pa në një personalitet në pajtim me konceptin për kandidat konsensual”.

“Udhëheqësia e BDI-së pesë vitet e kaluara në asnjë moment nuk ka dhënë asnjë vërejtje në lidhje me punën time. As në lidhje me përkushtimin tim për bashkëjetesë ndëretnike.

As në veprimet e mia dhe respektin për bashkësinë etnike shqiptare, të cilat janë treguar me shumë shembuj. Ideja për kandidat konsensual është kërkesë për ndryshime kushtetuese në Maqedoni. BDI do ndryshime kushtetuese në mënyrën e zgjedhjes së presidentit të shtetit në Parlament.

Iniciativa me të cilën plotësisht do të ndryshonim gjithë sistemin politik të shtetit, karakterin unitar të shtetit. Për këtë them hapur se jam kundër. Insistojnë që presidenti i shtetit të zgjidhet në Parlament.

BDI në të vërtetë thërret në bojkot për të drejtën e garantuar kushtetuese të qytetarëve që lirshëm të dalin në zgjedhje dhe të vendosin kush do të jetë presidenti”, thotë Ivanov në bisedën për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale ai është i bindur se do të jenë të suksesshme dhe do të kalojnë në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike.

“Thirrja pë bojkot mendoj se assesi nuk është konstruktive. Bojkoti nuk është praktikë e mirë demokratike. Unë e di dhe jam i bindur se maqedonasit, shqiptarët, të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë më të mençur për dallim nga disa politikanë. Shumë herë deri tani kanë treguar se dinë të njohin çka është politikë ditore, e çka interes i tyre”, ka thënë Ivanov.

Në pyetjen se cila është receta i tij për marrëdhënie stabile ndëretnike, ai me përgjigje: “Integrim pa asimilim. Ky është modeli autentik i Republikës së Maqedonisë dhe paraqet shembull pozitiv. Gjithmonë them, forca jonë është në modelin tonë të bashkëjetesës multietnike, model i demokracisë inkluzive.

Bashkjetesa ndëretnike ndërtohet me kuptim të ndërsjellë dhe respektim të dallimeve. Gjatë gjithë mandatit isha i përkushtuar për avancimin e bashkëjetesës ndëretnike, ndërreligjioze. Isha i përkushtuar në ruajtjen e atij uniteti të dallimeve me të cilin Maqedonia mburret”, ka nënvizuar Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat