Ahmeti në Studeniçan: Mos u frikësoni, nuk jemi bomba!

Maqedonia

Ahmeti në Studeniçan: Mos u frikësoni, nuk jemi bomba!

Më: 8 prill 2014 Në ora: 10:07

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte në Studeniç;an të Shkupit ka mbajtur tubim me qytetarë të Maqedonisë ku par atë pranishmëve janë dërguar kritika të rënda ndaj VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, i cili kishte kërkuat të fitonte 62 deputetë.

“BDI nuk kërkon vota që ta lë anash dikë, BDI kërkon vota për një të ardhme më të mirë për të rinjtë, për arsim më të mirë dhe për të mos pasur ndarje mes bashkësive etnike, pasi Zoti i ka krijuar të gjithë njerëzit, ndërsa nëse Ai do të kishte dashur do të krijonte vetëm Gruevskin dhe Crvenkovskin. Të gjithë kërkojnë që të fitojnë sa më shumë deputetë pasi frikësohen nga ne. Unë do t’iu them: Mos u frikësoni nga ne, ne nuk jemi bombë atomike”, tha kryetari i BDI-së.

Ahmeti tha se mbeten në qëndrimin për kandidat konsensual dhe se mohimi i kësaj ideje nga ana e kundërshtarëve politik është edhe një dështim për shqiptarët e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat