Greqia kërkon ndryshimin e emrit "Transparency International - Macedonia"

Maqedonia

Greqia kërkon ndryshimin e emrit "Transparency International - Macedonia"

Më: 8 prill 2014 Në ora: 10:05

Sekretari i përgjithshëm në Minsitrinë greke të Drejtësisë, Jorgos Surlas ka kërkuar nga kryetari i Transparensi Interneshënëll Greqi, Konstantinos Bakuros të intervenojë në trupat e Transparensi Interneshënëll me qëllim që "vendi fqinj të quhet ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".

Surlas kërkon urgjentisht të intervenohet, sepse Transparensi Interneshënëll "ka lejuar që dega e saj në vendin fqinj të quhet Transparensi Interneshënëll Maqedoni", ndërsa sipas tij, është e palejueshme që edhe emri "Maqedoni" të qëndrojë në kartën e organizatës.

Si argument për këtë kërkesë Surlas e theksoi rezolutën e KB-së për pranim të Maqedonisë në Organizatën botërore dhe marrëveshjen e përkohshme sipas të cilave "emri i përkohshëm i vendit fqinj është ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat