Georgievski: Ivanov thoshte se UÇK nuk është terroriste

Maqedonia

Georgievski: Ivanov thoshte se UÇK nuk është terroriste

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:19

Kreu i VMRO Popullore Lupço Georgievski akuzoi Gjorge Ivanovin se në vitin 2001 ka mbështetur UÇK-në. Georgievski përpara qytetarëve të Ohrit tha se kujton kohën kur në vitin 2001, Ivanov duke qëndruar në pres qendrën e LSDM-së ka lëshuar dezinformata se UÇK është organizatë e mirë që duhet mbështetur pasi qëllimi i saj është të mposht pushtetin e Gergievskit. Ai gjithashtu theksoi se Ivanov është president prej 5 vitesh i koalicionit të UÇK-së por që tani quhet BDI- VMRO DPMNE.

“E di në vitin 200,1kur Maqedonia gjakoste dhe ne luftonim për Maqedoninë, Ivanov qëndronte në qendrën për analizë të LSDM-së dhe prezantonte dezinformata se UÇK është një organizatë e mirë që lufton kundër pushtetit të Lupço Georgievskit, dhe se mediat duhet ta mbështesin. Qëndronte në qendrën analitike të LSDM-së dhe bënte propaganda se luftën e kanë inskenuar Georgievski dhe Xhaferi, ndërkaq ai prej 5 vjetësh është president i po të njëjtit koalicionit por të tani nuk quhet UÇK por BDI dhe VMRO DPMNE” , deklaroi Lupço Georgievski, kryetar i VMRO Popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat