Maqedonia angazhohet për sigurinë rajonale

Maqedonia

Maqedonia angazhohet për sigurinë rajonale

Më: 7 prill 2014 Në ora: 21:41

Bruksel, 7 prill- Sot në Bruksel u mbajtën konsultimet multilaterale të rregullta PARP midis Komitetit Politiko-Partneritar të NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë.

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë u kryesua nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Sasho Stefanovski. “Informova përfaqësuesit e vendeve të NATO-s mbi angazhimin e Republikës së Maqedonisë për kontributin e vazhdueshëm dhe afatgjatë në operacionet ndërkombëtare, veçanërisht në ISAF, Afganistan, për përparimin në transformimin aktual në Armatë si dhe mbi zhvillimin e forcave të zbarkueshme.

Republika e Maqedonisë vazhdimisht është e angazhuar në kontributin afatgjatë për sigurinë rajonale dhe Euroatlantike. Vendi ynë jep kontribut shumë të madh në operacionet ndërkombëtare dhe deri tani mbi 3300 nga personeli ushtarak i Armatës është shpërndarë nëpër operacione ndërkombëtare.

Më pas kemi theksuar angazhimin politik të Republikës së Maqedonisë, si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar dhe partnere afatgjate e Aleancës, për vazhdimin e pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse pas vitit 2014, apo në kuadër të misionit të ri të NATO-s „Resolute Support“ – misioni post ISAF në Afganistan“, tha sekretari shtetëror Stefanoski.

Para Komitetit Politik dhe Partneritar të NATO-s, sekretari shtetëror Sasho Stefanoski, madje informoi edhe mbi rezultatin e arritur të Republikëss së Maqedonisë në rrugën e saj drejt NATO-s në fushën e mbrojtjes, dhe pranimin e pakos së re të Qëllimeve Partneritare 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat