Zvogëlohen shpenzimet për jetë për 0.3%

Maqedonia

Zvogëlohen shpenzimet për jetë për 0.3%

Më: 7 prill 2014 Në ora: 20:48

Shkup, 7 prill - Shpenzimet për jetë në muajin mars në krahasim me muajin shkurt të këtij viti janë zvogëluar për 0,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,2 për qind, shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Zvogëlimi i shpenzimeve për jetesë prej 0,3 për qind në mars në krahasim me shkurtin është rezultat i çmimeve më të ulëta të yndyrërave për 5,4 për qind, prodhimeve të tjera ushqimore për 1,1 për qind, mishi për 0,9 për qind, përpunimet nga peshku për 0,8 për qind prodhimet e mishit të konzervuar dhe perimet e freskëta për 0,6 për qind, sheqeri, mjalti, marmelada, çokollada, dhe prodhimet konditore për 0,3 për qind dhe pemët e thata për 0,2 për qind.

Në mars zbritja e shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te gazi për amvisëri për 6 për qind, transporti i udhëtarëve me aeroplan për 3,6 për qind, shërbimet për banim për 2,7 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 1,9 për qind, lëndët djegëse për amvisëri dhe telefona dhe faks aparatet dhe shërbimet për 1,8 për qind, atletet për 1 për qind, prodhimet farmaceutike për 0,7 për qind dhe lëndët djegëse dhe lubrifikantë për 0,3 për qind.

Rritje të shpenzimeve të jetesës në mars, në krahasim me muajin paraprak, statistika ka evidentuar te pemët e freskëta për 3,4 për qind, përpunimet e perimeve për 1,8 për qind dhe perimet e ngrira për 1 për qind.

Gjithashtu rritje e harxhimeve të jetesës është vërejtur edhe te pakot e aranzhmaneve turistike për 3,3 për qind, enët e qelqit, veglat për kuzhinë, dhe paisje tjera për amvisëri për 1,3 për qind, mjete tjera për rekreim, lule, kanakar për 0,6 për qind, aparatet e vogla elektrike për amvisëri për 0,5 për qind, lëndët djegëse të ngurta për 0,3 për qind, materialet për mirëmbajtje dhe përmirësime të banesës dhe aparatet e mëdha elektrike për amvisëri për 0,2 për qind.

Shpenzimet e jetesës në mars të këtij vitit në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa çmimet me pakicë shënojnë zbritje për 0,7 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat