BDI e kënaqur me arritjet në kulturë, premton muze dhe Kulla osmane

Maqedonia

BDI e kënaqur me arritjet në kulturë, premton muze dhe Kulla osmane

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:00

BDI prezantoi sot arritjet e kësaj partie në fushën e kulturës. Theksi u vendos në investimet kapitale për ndërtimin e objekteve të reja por edhe përmirësimin e kushteve të objekteve ekzistuese, në mbështetje të kulturës.

Ndërtimi i Sheshit Skënderbe, përfundimi i fazës së parë dhe fillimi i fazës së dytë, me vlerë totale 10 milionë euro;

Projekti që ka nisur tashmë për rikonstruktimin e tërësishëm të Teatrit Shqiptar në Shkup, me vlerë 8 milionë euro;

Muze në Kala, Shtëpie ilire –antike dhe Kulla osmane, vlera 110 milion denarë.

Projekti që pret nisjen e realizimit për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit dhe të Bibliotekës në Tetovë, për të cilën gjë janë paraparë mjetet e nevojshme në buxhetin qendror, janë siguruar lejet e ministrive përkatëse dhe është shpallur tenderi i fazës së parë. Investime në përmirësimin e kushteve të Qendrës së Kulturës në Tetovë, Qendrës së Kulturës në Gostivar, Qendrës së Kulturës në Dibër dhe Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir, si dhe shumë projekte tjera.
“Këto projekte në tërësinë e tyre do të begatojnë jetën kulturore dhe do të mundësojnë aktivitete cilësore dhe të denja kulturore e artistike për shqiptarët”, theksoi Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.

Si arritje nga BDI gjithashtu theksojnë thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Në mars të vitit 2013, nënshkruam marrëveshjen me Kosovën, ndërsa më 22 nëntor, në Manastir, ramë dakord me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë të nënshkruajmë gjatë pjesës së parë të këtij viti edhe marrëveshjen e bashkëpunimit”, shtoi Hoxha.

BDI tha se përmes Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës është mundësuar botimi i mbi 500 titujve në gjuhën shqipe, në të gjitha lëmenjtë, ndërkaq përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës ka arritur në 40%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat