Ahmeti në Sllupçan: Duam ti heqim telat me gjemba mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Maqedonia

Ahmeti në Sllupçan: Duam ti heqim telat me gjemba mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:47

Po hyjmë në një mandat shumë të rëndësishëm, që kërkon forcë, edhe angazhim, por mbi të gjitha, forcën nga populli, mbështetjen nga populli tha mbrëmë Ali Ahmeti në Sllupçan. Ai para banorëve të Sllupçani tha se ne duam ti heqim kufijtë dhe ti pushojnë barikadat dhe telat me gjemba mes Kosvës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Malit të Zi, kjo është Evropa, njofton TetovaSot.
“Pse duam BE-në, sepse është një model që na përgjigjet. Si i hoqi Evropa kufijtë? Ashtu edhe ne, duam t’i heqim kufijtë në rajon. Të pushojnë arsyet e barrikadave, telave të gjembave mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, kjo është Evropa” tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit po hyjmë në një mandat tepër të rëndësishme politike dhe strategjike, siç është anëtarësimi në NATO, BE, avancimi i mëtejeshëm i gjuhës shqipe, afrimi i dallimeve mes përfaqësusesve legjitim që do fitojnë nga pala tjetër, si do e përmbyllim kapitullin e gjuhës shqipe, sepse sipas MO dhe Kushtetuës, shqipja është gjuhë zyrtare në gjithë republikën por deri tani, hap pas hapi kemi shkuar, dhe nuk e kemi mbyllur si kapitull.
Ai gjithashtu foli për interesin shtetëror dhe kombëtar për anëtarsimin në NATO “Po ashtu, NATO është me interes sa shtetëror por edhe kombëtar për ne dhe bashkëqytetarët tanë, por edhe për rajonin. Anatëarësimi në NATO, garanci e përhershme për stabilitet, paqe dhe ardhmëri. Për ne dhe gjjitë rajonin” u shpreh në fund Ahmeti në Sllupçan në kuadër të fushatës elektorale që do të mbahën me 27 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat