Shqiptarët e Norvegjisë sigurojnë shtëpinë e familjes Fetahu (Video)

Maqedonia

Shqiptarët e Norvegjisë sigurojnë shtëpinë e familjes Fetahu (Video)

Më: 5 prill 2014 Në ora: 21:33

Jeta në lagështi dhe frika nga rrënimi i shtëpisë së vjetër do të mbeten vetëm një kujtim prekës për 6 anëtarët e familjes Fetahu nga lagja Shuto Orizarë e Shkupit. Ndihmat në shumë prej 30 mijë euro të ardhura nga një grup i shqiptarëve që punojnë në Osllo të Norvegjisë kanë mundësuar të nisë ndërtimi i shtëpisë së re për këtë familje. Ramadan Halimi tha se ky grup bamirës ka për qëllim që çdo vit të ndërtoj dy shtëpi të reja për familje të varfëra dhe më fëmijë jetimë.

“Inspiracionin e kemi marë prej emisionit tuaj mirëpo e dimë se si është edhe situata këtu në Maqedoni, në Shkup. Ky është projekti i dytë, është ëndërra jonë, e grupit tonë që ti ndërtojmë nga dy shtëpi në Shkup, një e ndërtuam në Kondovë para Vitit të Ri dhe ky është projekti i dytë. Nuk kemi organizatë, jemi një grup shokësh, kryesisht miremi më ndërtimtari atje, jemi nji grup prej 10 personave dhe secili kontribuon me nga 3 mijë euro që të mblidhen 30 mijë euro dhe ta ndërtojmë një shtëpi me atë buxhet që e kemi”, deklaroi Ramdan Halimi, punonjës në Norvegji.

Lotët në sy të kryefamiljarit Shaban Fetahu kësaj rradhe ishin lotë gëzim. Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e shtëpisë së punimet për të cilën pritet të përmbyllen pas dy muajve.

“U lajmëru ai personi, as nuk e njoh dhe as nuk më ka njohr por na ka parë përmes emisionit dhe na ka ndihmu shumë. Unë e falenderoj shumë atë. Zoti i dhashtë edhe më shumë, unë jam shumë i gëzuar që e ka ndërtu për familjen time, që është interesu për ne. Me erdhi si ëndërr, nuk besoja se do të ndërtohet diçka por u bë, këtu janë mjeshtërit, punojnë dhe mir është. Tërë ditën rri këtu, ata më thonë mos puno por unë nuk mundem të largohem prej këtu, rri bashkë me mjeshtërit”, tha Shaban Fetahu, kryefamiljar.

“Jemi mundu që sipas vendit edhe ti afrojmë kushtet, të bëjmë diçka sa më shumë. Poshtë kemi bë një dhomë ndejtje, nji dhomë ndihmëse, banjë, korridor dhe shkallët ndërsa lartë tre dhoma fjetje me banjë dhe korridor. Mundohmei që sa më shpejt të përfundoj dhe për dy muaj pronarët do e gëzojnë këtë shtëpi”, u shpreh Feti Emini, mjeshtër ndërtimi.

Derisa u larguam nga kjo familje, kryefamiljari Shaban Fetahu bashkë me mbesën e tij Ajlinen të buzëqeshur shikonin se si po ngritet shtëpia e re.

Vuajtjet për familjen Fetahu u prezantuan vitin e kaluar në Alsat, në emisionin “Zgjatma dorën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat