Halimi: Votoni kandidatin e vetëm shqiptar

Maqedonia

Halimi: Votoni kandidatin e vetëm shqiptar

Më: 5 prill 2014 Në ora: 21:30

Kandidati i PDSH-së për president shteti, Iljaz Halimi fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Negotinë të Komunës së Tetovës ku nga të pranishmit kërkojnë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e vetëm shqiptar. Halimi tha se shqiptarët duhet të veprojnë sipas bindjeve të tyre dhe të dalin në zgjedhje e jo të ndikohen nga diktatet e partisë në pushteti Ndërkohë kryetari partisë, Menduh Thaçi duke folur buxhetet e shtetit tha se në zonat e banuara me shqiptar nuk është investuar asgjë edhe pse gjatë dhjetë viteve të qeverisjes së BDI-së janë miratuara 10 buxhete në vlerë prej së paku 20 miliardë euro.

“Kisha apeluar tek të gjithë ata që kanë dilema, në përcaktimin e tyre për të dalë apo jo në votime, që këtë dilemë ta mënjanojnë. Sepse kësi rastesh që shqiptarët të kenë një kandidat shqiptar për kryetar shteti vështirë se mundë të përsëritet në të ardhmen.Vëllezër dhe motra, mos i dëgjoni ata që mundohen me direktiva si në komunizëm tu tregojnë që të mos dilni të votoni, mos lejoni të ju nënçmojnë kur ju thonë të rrini në shtëpi në ditën e zgjedhjeve. Unë jam i bindur se Ju nuk iu nënshtroheni urdhrave dhe diktateve të Alisë dhe bashkëpunëtorëve të tij sepse ju keni integritetin tuaj dhe nuk lejoni askush të ua cenojë”, tha Iljaz Halimi. kandidat për president i PDSH-së.

“Zoti Ali Ahmeti, dhjetë vjet je në pushtet dhjetë buxhete të shtetit të janë miratuar nga 2 miliardë mesatarja euro, 20 miliardë euro, dhjetë rebalancë të buxhetit, 30 miliardë euro, po një cent nuk erdhi tek ne shqiptarët, një cent nuk erdhi tek shkollat e shqiptarëve, te spitalet e shqiptarëve”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat