Fillon fushata për zgjedhjet parlamentare

Maqedonia

Fillon fushata për zgjedhjet parlamentare

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:25

Prej sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore edhe për zgjedhjet parlamentare të 27 prillit. Fushata do të zgjasë deri më 25 prill, ndërsa do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill për shkak të heshtjes zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Fushatë për zgjedhjet parlamentare do të zhvillojnë gjithsej 14 parti ose koalicione, në garë për 123 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndarja e mandateve në territorin e Maqedonisë bëhet sipas sistemit të D’Ontit, në 6 njësi zgjedhore. Secila prej njësive zgjedhore prodhon 20 deputetë, të cilët u shpërndahen partive politike në proporcion me numrin e votave. Për herë të dytë me radhë do të zgjidhen edhe 3 deputetë të diasporës, nga një në secilën njësi zgjedhore të diasporës.

Zgjedhjet parlamentare do ti vëzhgojnë gjithsej 3292 vëzhgues nga vendi dhe të huaj. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet e 8ta parlamentare që nga pavarësimi i Maqedonisë, dhe të 3tat me radhë të parakohshme, pas zgjedhjeve të vitit 2008 dhe 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat